Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Fitore që na rrit vetëvlerësimin, skuadrat e mia prej vitesh luajnë mirë

schedule21:31 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 21:31 - 4 Dhjetor, 2021

Simone Inzaghi, pas fitores së Interit ndaj Romës, për DAZN deklaroi: “Nuk e di nëse ishte paraqitja jonë më e mirë, por ne u përballëm me një skuadër që në shtëpi kishte humbur vetëm një herë. Fitorja këtu e rrit vërtetë vetëvlerësimin tonë. Është një sinjal i madh dhe tifozët që ishin me ne në Romë do të shkojnë në shtëpi të lumtur”.

“Lautaro Martinez nuk është në formë të mirë. Ai tha se ishte gati për të luajtur, por është i rëndësishëm për ne dhe e lamë të pushojë. Jam me fat që kam lojtarë të gjithanshëm në dispozicion. Është e mrekullueshme t’i kesh të gjithë gati kur duhet.

Ka shumë vite që skuadrat e mia kanë luajtur në këtë mënyrë. Lojtarët mund të ndryshojnë, por me po argëtoheshim edhe me Lazion. Jemi kualifikuar për pesë vite në kupat e Europës. Deri para pandemisë ishim në krye të kampionatit”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!