Bonuset e fundvitit, sociologu: 5 mijë lekëshi sa për “kokoshin”, rritja e pensioneve është detyrim

schedule21:25 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 21:25 - 4 Dhjetor, 2021

Nga emisionin Vetting: 

Rritja e pensioneve të ulta, duke përmbushur së paku minimumin jetik. I vetëdijshëm, kryeministri Edi Rama në kuadër të ndarjes së buxhetit, ka shpërndarë këto ditë përmes një fotoje në Facebook, lajmin për 3.5 miliardë lekë që do t’ju jepen sipas tij 683 mijë pensionistëve për dy vitet e ardhshme. I takon afro i njëjti bonus 5000 lekësh, që është shpërndarë si dhuratë për fundvitin, e që më pas u është llogaritur pensionistëve si rritje e pension bashkë me indeksimin. Edhe vetë kryeministri është i vetëdijshëm se do të ishte e vështirë të arrihej një rritje reale e pensioneve, me defiçitin e skemës që siç parashikon KLSH ka një tendencë në rritje, njësoj si numri i pensionistëve. Një rritje reale e pensioneve do të thoshte që qeveria të luftonte informalitetin, të nxiste një investim të sigurt e fitimprurës të kontributeve, e tu hiqte pensionistëve shqetësimin e bukës së përditshme.

“Pensionet nuk janë dhuratë e as mëshirë, por detyrim i qeverisë”-thotë sociologu Gëzim Tushi.

E në fakt janë të paktë zërat që flasin për këtë kategori, në një kohë që këta të moshuar nuk e kanë forcën për të kërkuar shpjegime se pse qeveria nuk u njeh vitet e punës që kryejnë pas daljes në pension; pse disa prej tyre kanë paguar më shumë kontribute se sa marin pension, duke u ndjerë të vjedhur nga vetë shteti i tyre; pse marrëveshjet me shtetet fqinjë për pensionistët emigrantë kanë mbetur pezull, e shumë e shumë problematika të tjera.

Vetëm në shtatëmujorin e parë të vitit 2020 KLSH konstatoi 18 mijë ankesa të pensionistëve…, sipas saj do të duhej të integrohej një call center në Institutin e Sigurimeve për t’i dëgjuar. Ndërkohë, nuk u mbetet tjetër veçse t’i hedhin në letër problemet e tyre me shpresën se do dikush do t’u jap zgjidhje. Gjithmonë nëse nuk do të ketë një tjetër mbyllje që t’i pengojë të shkojnë drejt postës, e zëri i tyre të jetë krejtësisht i mbytur, nga propaganda qeverisëse, që prioritarë në fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga Covid-19 pretendoi se pati të moshuarit, sigurinë e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!