Nga Solskjaer te Rangnick, Manchester United ndryshon udhëheqjen e tyre teknike dhe mbështetet te gjermani si trajneri i tyre i ri i përkohshëm.
Një zgjedhje që nuk i shkon edhe aq mirë Patrice Evrës , i cili në Prime Video UK sulmoi klubin:
“Po ka filluar të bëhet cirk, sa trajnerë kemi shkarkuar tashmë? Nuk e dimë. Nëse Rangnick do të vijë si trajner vetëm për gjashtë muaj, sepse ata tashmë kanë një tjetër në duart e tyre, do të shohim. Kjo ka ndodhur tashmë me Solskjaer, i cili më parë ishte trajner i përkohshëm dhe në fund iu dha tre vjet kontratë”.