Delta përbën shumicën e rasteve në SHBA

schedule15:42 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:42 - 4 Dhjetor, 2021

SHBA ka raportuar 11 raste të reja me Omicron por varianti Delta vazhdon të dominojë në vend. Sipas ekspertëve, shumica e rasteve në SHBA janë të infektuar me variantin Delta.

New Jersey, Maryland, Missouri, Nebraska, Pennsylvania dhe Utah raportuan secila rastet e tyre të para me variantin Omicron të premten. Rritja e rasteve mund të mbingarkojë më shumë  spitalet amerikane që tashmë po përballen me ngarkesa të larta të rasteve dhe një staf të lodhur, tha për MSNBC Ashish Jha, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

Ish-komisioneri i FDA-së Scott Gottlieb tha se shtetet me norma më të larta vaksinimi ka të ngjarë të jenë më të mbrojtura kundër Omicron, duke theksuar se personat e pavaksinuar që i mbijetuan Delta-s mund të mos jenë më të mbrojtur ndaj variantit të ri.

Omicron është zbuluar në rreth 40 vende, deri më tani.

/abcnews.al