Guaido: Jam gati të fal Maduron nëse plotëson disa kushte

schedule14:52 - 25 Janar, 2019

schedule 14:52 - 25 Janar, 2019

Në intervistën e tij të parë pas vetëshpalljes President, që shkaktoi një krizë ndërkombëtare, duke ndarë në dy palë komunitetin ndërkombëtar, Guaido u shpreh se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe më parë në periudhë tranzicioni. Ai u shpreh se e njëjta situatë ishte dhe në Kili, por dhe në Venezuelë në vitin 1958 duke iu referuar trazicioneve politike që i dhanë fund diktaturës së Augusto Pinoçet dhe Markos Perez Jimenez. Ai theksoi se nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi por duhet të vazhdohet përpara me vendosmëri.

Guaido u shpreh i gatshëm të vendosë amnistinë në tryezën e bisedimeve, si një garanci për të gjithë ata që janë gati të respektojnë kushtetutën për rivendosjen e rendit institucional.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare tha se për të situata në Venezuelë duhet të zhvillohet në tri faza: përfundimi i pushtimit, pra i Presidencës së Maduros, një fazë tranzicioni dhe zgjedhje të lira dhe transparente. E gjithë kjo duhe të shoqërohet me një vëmendje të menjëhershme të krizës humanitare në vend. Në një mesazh në profilin e tij Tuiter ai iu drejtua popullit të tij duke thënë se janë bërë hapa të rëndësishëm, atë që duhet për të arritur në një qeveri tranzicionidhe zgjedhjesh të lira. Ai theksoi se nëse rezistohet dhe këmbëngulet, atëherë lufta do të ketë vlerën e saj. Maduro aktualisht ka ende ushtrinë në anën e tij, e cila po shtyp me dhunë protestat në vend. Që nga fillimi i javës janë konfirmuar 26 viktima si pasojë e përplasjeve të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë. /abcnews.al