Mjeku Pirro Prifti foli në emisionin “Tiranë-Prishtinë” në lidhje me cilësinë e shërbimit mjekësor në Shqipëri. Prifti u shpreh pandemia tregoi mangësitë e këtij sistemi.
“Mungesa e politikës së vendosjes së prioritetet për sistemet shëndetësore ka deformuar ato. Ka rënë cilësia e shërbimeve në spitale. Ndërsa një pjesë e mirë e personelit janë larguar. Për dy arsye kryesore. Për pagat jo të mira dhe për kushte jo të mira. Jashtë shtetit ata kanë përparuar shumë. Kjo tregon që politika shqiptare dhe kosovare për shëndetësinë duhet të jetë ndryshe. Pandemia tregoi se ku çalon sistemin shëndetësor”, tha Prifti.
Ai theksoi se edhe pse pandemia ktheu sytë nga shëndetësia fokusi është vënë te vaksina, duke lënë pas infrastrukturën shëndetësore.
“Në Shqipëri dhe Kosovë pandemia hapi një plagë të vjetër që deri tani e kishim kaluar. Problemet nuk po zgjidhen tamam. Është vënë fokusi te vaksinimi por është lënë pas dore infrastruktura e sistemit shëndetësor. Kjo ka shkaktuar një valë mortaliteti të madh që ka lidhje me mosfunksionim e qendrave shëndetësore. Te ne ka edhe një defekt të madh. Në qendrat shëndetësore nuk janë mjekë të familjes. Janë mjekë të përgjithshëm. Sapo kanë dalë. Ata do futen në punë por mund të futen në mënyrë tjetër. Të bëjë specializimin dhe pastaj të futen në punë”, tha Prifti. m.v/Abcnews.al