10 emigrantë sirianë janë ndaluar këtë të premte në Shkodër dhe Malësi të Madhe. 7 sirianë janë ndaluar pranë lulishtes në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të xhamisë Ebu Beker, Ndërkohë tre të tjerë si edhe drejtuesi i mjetit që po i mundësonte transportin janë ndaluar në Malësi të Madhe. Sirianët mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. /abcnews.al
Shkodër, policia ndalon 10 emigrantë sirianë
schedule10:59 - 25 Janar, 2019
schedule 10:59 - 25 Janar, 2019