Basketbollisti Tristan Thompson do të bëhet baba për herë të tretë me një trainere personale. Sipas Daily Mail, ylli i NBA-së është duke pritur një djalë me Maralee Nichols, 31 vjeçe nga Houston. Trajnerja thuhet se ka bërë kërkesë për mbështetje ndaj fëmijës nga basketbollisti para se të lindë fëmijën.
Nicole tha se e kishte ngjizur fëmijën natën e ditëlindjes së 30-të të Tristanit. Në atë kohë, ylli i NBA ishte ende në një lidhje me Khloe Kardashian, të cilët kanë një vajzë. Megjithatë, Tristan pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me trajneren 31-vjeçare, por pretendoi se kjo ka ndodhur vetëm një herë.
Nicole pretendon se afera filloi pesë muaj para ditëlindjes së tij dhe vazhdoi pasi ajo mbeti shtatzënë. Kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Kardashian. Kujtojmë që në vitin 2019, Thompson e tradhëtoi nënën e vajzës së tij me shoqen më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. /abcnews.al