Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 50-vjeçarin me iniciale Festim Haderi që abuzonte seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë, 50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.
Kjo e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhain e saj, por më pas pasi ajo ka dashur ta ndërpresë atë, ai ka filluar ta kërcënojë.
I arrestuari është i divorcuar dhe me fëmijë. Ai njihej si person pa probleme me ligjin deri në momentin kur është denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij. /Abcnews.al