Doli nga kujdesi intensiv, partneri i Adriana Matoshit ndan foton e parë teksa i shtrëngon dorën

schedule16:09 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 16:09 - 3 Dhjetor, 2021

Keith Groeneveld ka ndarë foton e parë me partneren Adriana Matoshi pasi doli nga kujdesi intensiv. Aktorja dhe deputetja nga Kosova iu nënshtrua një operacioni në tru dy ditë më parë në Spitalin Amerikan për të hequr tumorin në tru. Futbollisti shihet teksa shtrëngon dorën e aktores.

Adriana zbuloi pak ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru, 9 vite pasi luftoi për herë të parë me këtë sëmundje në një kohë kur ishte dhe shtatzënë. Behxhet Pacolli dhe Labiot Tahiri shprehën gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë për kurim jashtë vendit.

LEXO EDHE: Adriana Matoshi del nga kujdesi intensiv pas operacionit në tru

May be an image of 2 people, people standing and hospital

E bija e saj, Kaona, reagoi pasi operacioni rezultoi i suksesshëm duke shkruar se ndihej e lumtur që arriti ta mposhte sërish këtë sëmundje të rëndë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!