B2N dhe Emanueli tregojnë si lindi bashkëpunimi “Krenar”: Kënga e para trend në Itali

schedule08:31 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 08:31 - 3 Dhjetor, 2021

B2N dhe Emanuel Asllani kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar këngën e tyre më të re “Krenar”. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se kjo këngë për dy javë ka qenë në trend për gjatë dy javësh.

Sakaq, djemtë kanë zbuluar si janë njohur dhe se si lindi mes tyre bashkëpunimi.

“Unë me Emanuelin jemi njohur në Instagarm dhe e kam ftuar unë si personazh që të vinte te një videoklip i imi, përpara ksaj këngës”, tha B2N.

“këtu në Itali unë kam një publik shumë të madh, si shqiptar dhe italian. Bëmë një këngë, pjesën time e kam krijuar vetë. Flas për jetën e çdo shqiptari që jeton këtu në Itali. Ka qenë kënga e para në trend për gjatë dy javësh. Kënga transmetohet në radiot italiane”, u shpreh Emanueli.

“Për këtë këngë kemi bërë goxha koncerte, për shkak të pandemisë. Kemi disa projekte të reja, njërin shpresojmë që të dali për Natale”, shtoi B2N./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!