Vettingu i politikanëve, Meta: Qesharake, jam i qetë sepse e kam bërë detyrën time

schedule22:53 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 22:53 - 2 Dhjetor, 2021

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në ABC presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për vettingun e politikanëve. Meta u shpreh se kjo është gjëja më qesharake pasi i përngjan me një demagogji ndërsa shtoi se SPAK nuk është institucion adapt për ta kryer këtë proces.

“Mua kjo më duket gjëja më qesharake sepse është vetëm një demagogji. Pse janë këto institucione. Kush do e bëjë vettingun e politikanëve mbi këto institucione. Kjo është për të shmangur vëmendjen nga çështje që duhet të mbash përgjegjësi.

Nuk besoj se personi që ka ndërmarrë këtë nismë është personi më i besueshëm aq më tepër që nuk shikoi asnjë platformë të qartë.  Ai ka propozuar SPAK dhe SPAK është produkt i KLP që është produkt i prokurores që u zgjodh me 96 vota.

Problemi i presidentit të republikës është Gjykata Kushtetuese. ishte një interes i madh i aktorëve brenda dhe jashtë që e donin Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe këto pasoja janë shumë të rënda. Jam i qetë sepse kam bërë detyrën time para popullit shqiptar”, deklaroi Meta. m.v/Abcnews.al