E keni zbukuruar pemën e Krishtlindjeve? 3 sekrete që duhet të dini kur vendosni dritat

schedule19:29 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 19:29 - 2 Dhjetor, 2021

Sezoni i festave ka ardhur. Rrugët e qytetit janë plot me drita, dyqanet dhe shtëpitë janë zbukuruar. Çdo shtëpi ka zakon pemën e Krishtlindjeve. Opsionet për stolitë dhe dritat janë të panumërta me çfarëdo ngjyre apo dizajni që mund të imagjinoni.

Por çfarë ndodh kur dekoroni një pemë dhe kuptoni se ajo nuk është aq e ndritshme sa do të dëshironit? Nuk ka arsye për t’u zhgënjyer, as për të blerë shumë drita. Këto janë 3 mënyra për të ndriçuar pemën tuaj dhe për ta bërë më mbresëlënëse se kurrë.

Zgjidhni dritat led në vend të atyre klasike

Dritat klasike zakonisht nuk kanë shumë intensitet. Zgjidhni dritat led ose llambat “kabllo” që i japin shumë më tepër dritë pemës suaj.

Zbukuroni çdo cep rreth pemës me drita

Vendosni dritat në bazën e pemës për të dhënë më shumë dritë. Gjithashtu mund të blini drita që funksionojnë me bateri dhe t’i vendosni ato në vende rreth pemës suaj.

Vendosni dritë në majë të pemës.

Në këtë mënyrë do të bëni që të gjithë sytë të shkojnë atje dhe automatikisht do të jepni më shumë dritë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!