Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dy ditë para spektaklit, Albi Nako merr dy vendime të rëndësishme për fëmijët në “T’ka mami yll”

schedule18:59 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 18:59 - 2 Dhjetor, 2021

Sot profesor Albi Nako po teston fëmijët se sa u pëlqen të përshtaten me personazhet që duhet të imitojnë. Ka qenë pikërisht Mikele dhe Lusi që nuk janë përfshirë me personazhet e përzgjedhur dhe kjo ka bërë që Albi të marrë një vendim.

Ai ka përzgjedhur për ta dy personazhe të rinj, duke theksuar se nuk kanë njohuri dhe e kanë të pamundur të vihen në petkun e tyre. “Jo gjithmonë ne përballemi me gjërat që propozojmë, si në rastin e Mikeles dhe Lusit. Çik e çuditshme dhe me brezin sepse e them shpesh që nuk kanë njohuritë e duhura.

Nuk e njihte fare Fredie Mercury, edhe pse ja kisha lënë si detyrë i bëra një provë veçmas dhe të them të drejtën për të mos e lënë të rrëzohej i ndryshova numrin dhe atij dhe Lusit se është i njëjti fenomen”, tha ndër të tjera Albi.



Ai gjithashtu ka njoftuar se me këtë rast kanë ndryshuar edhe përballjet e javës me konkurrentëve dhe kjo do të mbetet surprizë deri të shtunën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!