Kirurgjia endoskopike në Spitalin Amerikan 3, mjeku: Po s’u trajtua, sëmundja shkakton edhe infertilitet

schedule16:32 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 16:32 - 2 Dhjetor, 2021

Rreth 30% deri në 70% e grave që kanë probleme me infertilitetin, vuajnë nga endometriosa. Një patologji, e cila nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë edhe infertilitet.

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3, Dr. Christos Maroudis tregon simptomat që shkakton.

“Shumë gra vuajnë nga endometrioza. Në shumë raste simptomat janë dhimbje shumë të forta barku, sidomos gjatë ciklit menstrual. Në shumë raste kjo sëmundje mund të shkaktojë edhe infertilitet, ndaj një pjesë e madhe e grave që vuajnë kanë probleme për të ngelur shtatzënë.”

Në Spitalin Amerikan 3, endometriosa trajtohet falë një teknike minimale invasive, me ane të laparoskopise. Kjo metodë eviton kirurgjinë e hapur dhe nuk shkakton dhimbje.

 “Falë kësaj procedure nuk kemi nevojë të përdorim kirurgjinë e hapur. Është fjala e fundit e teknologjisë, e cila na mundëson falë një kamere të vogël të shohim organet dhe të bëjmë ndërhyrjen e nevojshme. Benefitet e saj janë të shumta. Gratë nuk ndjenë dhimbje, dhe mund të shkojnë në shtëpi pas 24 orëve. “

Departamenti i Kirurgjisë Endoskopike në Spitalin Amerikan 3 mbulojnë të gjitha ndërhyrjet endoskopike, heqjen e miomave dhe polipeve endometriale, septumin e mitrës dhe të gjithë gamën e shërbimeve të kirurgjisë endoskopike. Drejtuar nga Prof.Dr. Christos Maroudis departamenti është i përbërë nga mjekët më të mirë vendas dhe të huaj dhe eshte i pajisur me teknologjine më të fundit./abcnews.al