Salianji: Kazinotë, instrumenta të rëndësishëm të pastrimit të parave në Tiranë

schedule13:47 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:47 - 2 Dhjetor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se PD do të votojë pro projektligjit të sjellë nga maxhoranca kundër pastrimit të parave. Nga foltorja e Kuvendit, Salianji tha se pavarësisht qëndrimeve personale, meraku i tyre është zbatimi i këtij ligji.

Deputeti demokrat tha ndër të tjera se kazinotë janë instrumente të rëndësishëm të atyre që duan të pastrojnë paratë.

“Ka një problematikë të madhe me personat e ekspozuar politikisht që janë të përfshirë në pastrimin  parave dhe ju jeni detyruar të sillni një ligj, ne do ta votojmë pro pavarësisht qëndrimeve personale. Jo se ju keni vullnet për të zbatuar, por do ta votojmë pro për t’ju hequr edhe një instrument propagande. I vetmi merak i joni është zbatimi i këtij ligji. E përmendi hyrjen në listën gri si ndonjë arritje e madhe. Shqipëria për shkak të përfshirjes në veprimtari të pastrimit të parave ka rënë shkallë të monitorimit të shtuar. Është për zi kjo jo për bardhë.

Ajo që duhet thënë është që pse ka pasur mungesë efektiviteti deri më sot në ligjin ekzistuar. Brenda një viti janë pastruar 1.6 miliard euro.  

Nuk u përmend fare këtu një prej burimeve…nuk e harrojmë shqiptarët që u bë një teatër i madh me kazinotë. Dhe këto janë instrumente më të rëndësishëm të atyre që duan të pastrojnë paratë. Përveç tre kazinove po hapen edhe tre të tjera në Tiranë., përse duhen këto atëherë? Kazinotë në Tiranë nuk janë asnjëra brand ndërkombëtar,” deklaroi Salianji. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!