KVC Westerlo është lider i Kategorisë së Dytë të Belgjikës dhe është kualifikuar edhe për në fazën e 16-të të Kupës.
Biznesmeni turk Oktay Ercan është pronar i klubit dhe dëshira e tij është ta kalojë atë në elitën e futbollit belg. Ai investoi gati 10 milionë euro në klubin Kempen.
Zv.presidenti, Hasan Cetinkaya është në krye të bordit sportiv dhe ëndrra e tij është të nënshkruajë me Hazard.
“Mendoj se mund ta konsideroj Eden Hazard si mik. E takova kur ishte në Lille dhe më premtoi se një ditë do të luante për Fenerbahçen. Westerlo do të jetë më i vështirë, por kurrë nuk e dini. Ndoshta ai do ta mbyllë karrierën këtu. ”, tha Cetinkaya me shaka në një intervistë për ‘Het Nieuwsblad’. /abcnews.al