Si ta përdorni siç duhet vajin e kokosit pa i dëmtuar flokët?

schedule21:28 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:28 - 1 Dhjetor, 2021

Dihet se vaji i kokosit mund të bëjë mrekulli si për lëkurën ashtu edhe për flokët. Megjithatë, nëse nuk përdoret siç duhet, mund t’i dëmtojë flokët. Kjo është arsyeja pse duhet të dini se si ta përdorni këtë vaj siç duhet kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve.

Kur aplikohet në lëkurë, vaji krijon një shtresë mbrojtëse, duke mos lejuar bakteret të depërtojnë në lëkurë. Kur e aplikoni në lëkurë të thatë, shtresa e vajit nuk lejon që uji të depërtojë, gjë që mund t’i bëjë flokët shumë të thatë dhe të brishtë.

Vaj kokosi: Vaji që bën mrekulli

 

Nëse pas përdorimit të vajit të kokosit nuk keni flokë të butë dhe më të shëndetshëm, por krejt e kundërta, nuk e keni përdorur siç duhet. Prandaj, vaji i kokosit duhet të përdoret vetëm në flokë të lagur.

Vaj kokosi – 'vaji që bën mrekulli' – Super Ushqime

Një arsye tjetër pse keni flokë të brishtë dhe të thatë vjen dhe nga shpëlarja. Vaji duhet të pastrohet mirë dhe nëse është e nevojshme, flokët duhet të lahen dy herë me shampo pas aplikimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!