Shkon në katër numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri një ditë më parë në një shkollë në Miçigan.
BBC raporton se ditën e sotme ka ndërruar jetë Justin Shilling, 17 vjeç i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra të martën pasdite.
Një ditë më parë nga sulmi mbetën të vdekur Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldwin, 17 vjeç dhe Hana St Juliana, 14 vjeç.
Policia arrestoi autorin e dyshuar i cili është nxënës i shkollës ku ndodhi sulmi. Sipas autoriteteve ai përdori për të kryer sulmin një armë që babai i tij e kishte blerë disa ditë më parë. /Abcnews.al