Të qeshura me lot në “T’ka mami yll”, Albi Nako e vendos mamanë e Aurorës në një rol të veçantë

schedule19:02 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:02 - 1 Dhjetor, 2021

E mërkura në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka qenë me plot të qeshura. Fillimisht, profesor Albi Nako ka thirrur disa nga mamatë e fëmijëve, të cilave i ka bërë disa propozime me plot humor. Ato do të ndihmojnë të vegjlit e tyre teksa imitojnë personazhet e njohur.

Për shembull, mamaja e Aronit do të shfaqet si kliente në restorantin e Nusretit, që në këtë rast është i biri. Ndërsa mamaja e Aurorës do të vishet nën petkun e gjyshes së Mimoza “llasticës”.

Kjo e fundit ka nisur provat me të bijën duke shkaktuar pafund të qeshura. Donika ka pranuar të jetë krah Aurorës, por pasi të bëjnë një herë prova në shtëpi. Nga ana tjetër të gjitha mamatë janë mekur dhe argëtuar shumë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!