Keith Groeneveld ka reaguar sërish pas operacionit të vështirë që kreu ditën e sotme partnerja e tij, Adriana Matoshi. Nëpërmjet disa videove, ai shpreh falenderimet për të gjithë ata që janë lutur dhe kanë mbështetur aktoren dhe deputeten gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ndër të tjera, futbollisti tha se tani ndihet shumë i lumtur që gjithçka shkoi shumë mirë. Lajmin për operimin Matoshi e bëri të ditur pak ditë më parë, ku tregoi se i ishte rikthyer tumori pas 9 vitesh. E bija e saj, Kaona, shprehu lumturinë se nëna e saj arriti ta mposhte sërish tumorin.
/abcnews.al