Raketa supersonike kineze që kapi në befasi SHBA-në

schedule21:38 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:38 - 1 Dhjetor, 2021

Presidenti Joe Biden deklaroi se SHBA dhe Kina nuk janë në një garë armatimesh, por Sekretari i Forcave Ajrore Frank Kendall ka një mendim ndryshe për këtë temë. Ai dhe gjeneralët e Pentagonit mendojnë që ka nisur një garë midis dy vendeve. Sekretari tha se SHBA ka investuar pjesën më të madhe të buxhetit, tek fushatat ushtarake në Afganistan dhe Irak dhe nuk është fokusuar te prodhimi i armëve supersonike.

Ai mendon se konkurrenca midis vendeve nuk do jetë për numrin e armëve por për kualitetin e tyre. Raketat supersonike janë 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit, fluturojnë në kuotë të ulët dhe janë më të vështira për t’u perceptuar nga radari se raketat interkontinentale. Analistët amerikanë verën e kaluar zbuluan një makinë supersonike të lëshuar nga autoritetet kineze që përshkoji globin para se të përplasej me objektivin e përcaktuar. Zyrtarë të inteligjencës deklaruan se ishin të surprizuar nga testi që kishin bërë kinezët. Ata zbuluan se makina kishte një kokë të përshtatur nukleare dhe qëlloi një raketë gjatë fluturimit.

Ekspertët mendojnë që raketa e lëshuar përdoret për të mbrojtur raketën “nënë”nga sulmet e sistemeve mbrojtëse anti-raketore. Gjenerali Mark Milley deklaroi se ndjehen të shokuar që Kina ka nën zotërim këtë teknologji. Pekini zyrtar mohoji ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për një makinë supersonike, që ishte përdorur për një eksperiment civil që testonte hyrjen në tokë të një anije kozmike.

Sekretari i Forcave Ajrore Amerikane Frank Kendall deklaroi se nuk kanë bërë mjaftueshëm në prodhimin e armëve të së ardhmes. Këtë vit Pentagoni ka bërë disa teste për armët supersonike që kanë pasur rezultate kontrakditore. Shtatorin e kaluar eksperimenti për raketën supersonike Hawc që u ndërtua nga kompania Raytheon Technologies përfundoji me sukses.
Frank Kendall tha se duhen më shumë fonde për modernizimin e armëve për shkak së armët aktuale nuk e shqetësojnë Kinën që po rend drejt armëve supersonike. / abcnews.al