Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar Meghan Markle se ka përdorur statusin e saj mbretëror për të sulmuar familjen e bashkëshortit të Princit Harry. Në një intervistë për GB News, Trump deklaroi se si Duka dhe Dukesha e Sussex-it vitet e fundit e kanë lënduar mbretëreshën Elizabeth.
“Unë nuk jam një fans i saj (Meghan Markle). Unë nuk isha nga dita e parë. Mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht dhe mendoj se një ditë do të pendohet.”, tha ai për prezantuesin Nigel Farage duke shtuar se Harry do të pendohet një ditë për veprimet e tij.
“Unë mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht. Mendoj se kjo ka prishur marrëdhënien e tij me familjen e tij dhe kjo e lëndon Mbretëreshën.” Duke folur më shumë për dukeshën, ai shtoi: “Unë mendoj se ajo ka qenë shumë e pandershme ndaj Mbretëreshës, e cila është një grua kaq e madhe, një person kaq i mrekullueshëm, një person historik.
Unë mendoj se ajo nuk njeh respekt për familjen mbretërore dhe më e rëndësishmja për mbretëreshën.” Sa i përket monarkes, Trump tha se ka respekt për të pasi dhe nëna e tij ishte gjithashtu nga Skocia. /abcnews.al