Rojet e burgut të Koridhalosit kanë parandaluar një arratisje nga ambientet e tij pasi gjetën një litar 5 metra të gjatë fshehur në koshin e plehrave. Mediat greke raportojnë se litari me gunga, gati për përdorim u gjet nga turni i pasditës.
Fill pasi konstatoi sendin e ndaluar në koshin e plehrave të Bllokut nr.2, roja dha alarmin dhe burgu u rrethua për të parandaluar ndonjë arratisje, raporton abcnews.al.
Aktualisht nuk dihet se kush donte të arratisej nga burgu dhe cili ishte plani, por nga mënyra se si ishte përgatitur litari sipas rojeve tregon se autori ose autorët kanë patur pikërisht njën qëllim të tillë.
Koridalo njihet si një ndër burgjet me numrin më të madh të shqiptarëve të dënuar në Greqi. /abcnews.al