Ndryshimet klimatike do të prekin edhe Arktikun, ku si pasojë e rritjes së temperaturave nuk do të ketë më borë por reshje shiu. Sot në Arktik bie më shumë borë sesa shi, por sipas një studimi kjo pritet të ndryshojë së shpejti, shkruan The Guardian
Nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celcius në të gjithë rajonin do të ketë më shumë shi se sa borë. Kombet në samitin e fundit të Cop26 kanë premtuar se do të mbajnë në kontroll temperaturën në vlerën 2.4C.
Edhe nëse rritja e temperaturës globale mbahet në 1.5 ose 2 gradë Celsius, zonat e Grenlandës dhe Detit Norvegjez do të vazhdojnë të dominohen nga shiu. Shkencëtarët u tronditën në gusht kur ra shi për herë të parë në Grenlandë, raporton abcnews.al
Hulumtimi përdori modelet më të fundit klimatike, të cilat treguan se kalimi nga bora në shi do të ndodhë shumë me shpejt seç ishte vlerësuar. Për shembull, ai zbuloi se Arktiku qendror do të dominohet më shumë nga shiu në vjeshtë deri në vitin 2060 ose 2070 nëse emetimet e karbonit nuk reduktohen.
Shkencëtarët mendojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik mund të rrisë gjithashtu ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe valët e të nxehtit në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.Pjesa më e madhe e tokës në Arktik është e përbërë nga tundra. Ndikimet në rajon përfshijnë shkrirjen e rrugëve jetike, më shumë përmbytje dhe uri për tufat e kafshëve.
Prof Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, tha se ky studim i ri përshkruan një pamje shqetësuese të klimës së ardhshme në Arktik. ndryshim që është më i shpejtë dhe më thelbësor sesa mendohej më parë. Ky hulumtim është një kambanë alarmi për Arktikun dhe më gjerë.
/abcnews.al