Dinamo do të luajë kundër Laçit sfidën e javës së 11-të të Abissnet Superiore, e cila do të zhvillohet ditën e premte në stadiumin e Laçit.
Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë sfidë përballet me shumë mungesa, ku përveç Mario Gjatës, Dorian Kërçikut dhe Diogo, Rimal Haxhiut të cilët janë mungesa të sigurta për disa javë për shkak dëmtimesh, kësaj liste i janë shtuar edhe lojtarë si Edis Maliqi dhe Sidibe, këta dy të fundit për shkak pezullimesh me kartonë.
“Dhimbja e kokës” për trajnerin Bledi Shkëmbi sapo ka filluar në fakt sepse edhe një lojtar tjetër është në dyshime nëse do jetë i gatshëm për sfidën kundër kurbinasve apo jo dhe bëhet fjalë për Patrik Bardhin i cili nuk është rikuperuar 100% për këtë sfidë.
Një transfertë e vështirë kjo për skuadrën blu, që udhëton në stadiumin e Laçit për të zhvilluar ndeshjen e radhës, dhe kanë vetëm 2 ditë në dispozicion për të vendosur se cilëve lojtarë do iu besohet një fanellë titullari. /f.a/abcnews.al