Gasperini rinovon me Atalantën, edhe 3 sezone të tjera trajner i Gjimshitit

schedule10:30 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 10:30 - 1 Dhjetor, 2021

Gian Pieo Gasperini do të vazhdojë të jetë trajner i Atalantës, të paktën edhe për 3 sezone të tjera. Gasperini ka rinovuar me klubin italian deri në vitin 2024 dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori administrativ i skuadrës, Luca Percassi.

Pas fitores 4-0 të arritur përballë skuadrës së Venecias, Percassi zbuloi për “Sky Sport” se do vazhdojë bashkëpunimi mes palëve.

“Kjo është mbrëmja e duhur për të falënderuar trajnerin, bashkë me djemtë, për një punë që po jep fryte të mëdha. Me zotin Gasperini, ka një marrëdhënie të fortë dhe sot kemi zyrtarizuar zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2024. Me opsion edhe për një vit tjetër (në favor të klubit). Ne jemi të lumtur ta shpallim atë pas një fitoreje në shtëpi: një akt që tregon se si besojmë tek ai dhe sa beson ai te Atalanta”, deklaroi  Percassi.

Atalanta renditet në vend të katërt të tabelës së Seria A me pikë të barabarta me Interin e vendit të tretë nga 31 secili, që ndikuan në rinovimin e kontratës, dhe në këtë mënyrë Berat Gjimshiti do të vijojë të jetë nën urdhrat e trajnerit të tij të preferuar dhe me siguri një vend titullari e ka të siguruar sepse mbrojtësi i kombëtares shqiptare me paraqitjet e tij ka fituar edhe besimin e teknikut të Atalantës duke u kthyer në shtyllën e mbrojtjes së skuadrës. /f.a/abcnews.al