I mbijetuari i tragjedisë në Gllogjan rrëfen për momentet e fundit me Gentën dhe Ledionin

schedule23:24 - 30 Nëntor, 2021

schedule 23:24 - 30 Nëntor, 2021

Blendi Mustafa është nxënësi i plagosur që mbijetoi nga tragjedia në Gllogjan ku u vranë me armë zjarri dy shokët e tij dhe shoferi i autobusit.

Blendi këtë të martë ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka ndarë momentet nga dita kur u vranë Genta dhe Ledioni.

Ai ka ndarë bisedat që kanë pasur atë ditë, deri në momentet e fundit kur i qëllua drejt autobusit,  si dhe kur ka marrë lajmin se ata kanë ndërruar jetë dhe kthimin e tij në shtëpi.

“Tash pushoni të qetë o engjëjt e mi,s’do ju harroj kurrë”, ka shkruar ai në fund të postimit të tij. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!