Në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, qeveria pak ditë më parë bëri një bilanc të familjeve që janë futur dhe që pritet që të futen në shtëpitë e reja brenda këtij viti.
“Jemi vendi i parë në botë që ndërton shtëpi falas” tha gazetari Bardhi Sejdarasi.
Sheferedin Shehu, ish-zv/ ministër i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe deputet i kësaj force politike, aktualisht pedagog dhe ekspert i ekonomisë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Log.” tha se qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë në procesin e rindërtimit.
“Në përgjithësi ka një mungesë transparence në këtë proces. Kam një listë të konstatimeve të FMN-së që ka theksuar me të madhe që përveç PPP-ve të famshme, ka folur për përmirësim të menaxhimit të investimeve publike dhe fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen kontrollit për të mos krijuar rritjen e borxheve të fshehta.
Qeveria deri tani ka krijuar 365 milionë euro borxh publik. Kemi 36 miliardë lekë borxhe që nuk janë të raportuara” tha Shehu./ Abcnews.al