Lira turke shënoi një rënie të re historike, duke humbur më shumë se 4% të vlerës brenda një dite, kundrejt dollarit dhe euros.
Mbrëmjen e sotme kursi i këmbimit ishte 13.44 për dollar dhe 15.15 për euro, nivel që nuk kishte arritur kurrë në monedhën evropiane.
Rënia e re vjen vetëm disa orë para transmetimit të intervistës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në TRT. Të hënën, Erdogan përsëriti kundërshtimin e tij ndaj çdo “kompromisi” mbi normat e interesit, pavarësisht fundosjes së monedhës.
Lira humbi 13% të vlerës së tij ndaj dollarit javën e kaluar brenda disa orësh, një humbje e shkaktuar pjesërisht nga rënia e normave të interesit. Duke mos u pajtuar me teoritë klasike ekonomike, Erdogan beson se normat e larta të interesit janë të favorshme për inflacionin.