Spanja ka njoftuar pezullimin e fluturimeve me disa nga vendet e Afrikës së Jugut duke nisur nga e enjtja e 15 Dhjetorit për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID, Omicron, i zbuluar për herë të parë pikërisht në këtë zonë.
Ky vendim është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të hyjë në fuqi brenda pak ditësh. Kjo lëvizje vjen një ditë pas zbulimit të rastit të parë me variantin e ri të COVID në Madrid
Kufizimet do të zbatohen për 7 vende, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Bostvanën, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.
Këto kufizime mund të zgjerohen nëse është e nevojshme në varësi të ndryshimit të situatës dhe vendimi mund të merret duke u koordinuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Përjashtime nga ky rregull do të bëjnë ato fluturime që transportojnë shtetas spanjollë që banojnë në territorin e Spanjës dhe pasagjerë tranzit drejt një vend jashtë zonës Shengen me një ndalesë jo më shumë se 24 orë. m.v/Abcnews.al