Policia e Tiranës ka marrë në pyetje mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, të cilit iu vendos një sasi tritoli në automjetin e tij mbrëmjen e së martës.
Gjatë deponimit të tij, mjeku ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe makinën e tij kishte shpërthyer në rrugën “Belul Hatibi”, 10 minuta pasi kishte hyrën në Xhami.
Një nga pistat që po heton grupi hetimor ka të bëjë me profesionin e Hasit. Por sipas uniformave blu nuk janë paraqitur denoncime në polici ndaj mjekut kardiokirurg.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse, automjeti i mjekut u dëmtua pjesërisht në derën e pasme. /abcnews

