Reshjet e borës kanë zbardhur zonën në aksin Përrenjas-Qafë Thanë. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja reshjet e dendura kanë rënë gjatë gjithë natës.
Sakaq, nga reshjet e dëborës nuk janë raportuar incidente përgjatë këtij segmenti.
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Librazhd. Mëngjesin e sotëm bora ka mbuluar fshatrat Sopot, Polis Vilan, Stëbleve, Rrajcë-Bardhaj, Skroskë, Shebenik,Stravaj, Gurakuq, Rinas, Zdranjsh, Fushë Studë,Qarrishtë etj. Trashësia e dëborës deri në 20 cm. Dëbora ka rënë nga lartësia mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Siç bën me dije gazetari Agim Blloshmi, rrugët janë të kalueshme.
Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Reshjet kanë sjellë problematika në disa vende. Ndërsa zonat malore janë zbardhur nga bora e parë. g.v/abcnews.al