Qyteti i Lezhës është “goditur” nga breshëri pasditen e sotme. Për disa minuta, reshjet e dendura të shiut ia kanë lënë vendin breshërit që ka “zbardhur” qytetin.
Për momentin nuk raportohet për përmbytje dhe dëme nga stuhia e shiut. Më problematike situata paraqitet në Jug të vendit, pasi Vjosa ka dalë nga shtrati, po ashtu edhe në Elbasan ku lumi Shkumbin ka përmbytur disa hektarë tokë.
E njëjta situatë me reshje intensive pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë natës dhe deri në orët e para të ditës së nesërme./ Abcnews.al