Vdekja e 4 rusëve në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë

schedule15:16 - 29 Nëntor, 2021

schedule 15:16 - 29 Nëntor, 2021

Nga Ermal Vija

Hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë pritet të përfshijnë edhe ushtrinë shqiptare. Burime nga prokuroria e Kavajës bëjnë me dije se, hetuesit kanë në duar disa përgjigje nga analizat e kryera në pishinën e hotelit Gloria Palacë ku u gjetën të pa jetë bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, shkak për vdekjen është bërë asfiksia, por ende nuk dihet se kush mund ta ketë shkaktuar. Një nga pistat kryesore të hetimet mbetet asfiksia nga klori, por ende nuk është përcaktuar me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat. Një tjetër dyshim i hetuesve mbete edhe mosfunksionimi i ventilimit të ambientit të pishinës, duke sjellë më pas asfiksinë e katër rusëve.

Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!