Thriller për dy vajza ruse të zhdukura, autoritetet në Qipro i frikësohen një vrasje të dyfishtë

schedule11:57 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:57 - 29 Nëntor, 2021

Qipro – Një thriller është ndodhia me dy vajza ruse të cilat janë shpallur të zhdukura. Autoritetet i frikësohen një vrasje të dyfishtë megjithatë hetimet vijojnë.

Dy vajzat janë shpallur të zhdukura më 17 nëntor ndërsa që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për ta.

Sipas informacioneve nga Policia, në lidhje me rastin është arrestuar një person dhe ndodhet në paraburgim, pasi nga hetimi ka dalë në përfundimin se ai mund të ketë “gisht” pas zhdukjes së dy ruseve.

Policia tha se burri i kishte çuar vajzat në një shtëpi në rrethin e Limasolit ku u gjetën gjurmë gjaku që përputheshin me ADN-në e njërës pre vajzave. I dyshuari pranoi se i kishte marrë gratë në shtëpinë e tij dhe më pas kishte shkuar sërish në Larnaka, por nuk dinte më gjë për ta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!