Princ Harry dhe Meghan Marlkle kanë rrëfyer disa arsye pse hoqën dorë nga rolet mbretërore gjatë intervistës së bujshme që dhanë pak muaj më parë. Në fillim të vitit 2020, Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan se do të largoheshin nga detyrat mbretërore dhe do të transferoheshin në SHBA.
Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, ata folën për kohën e tyre në pallat. Ndonëse nuk përmendën emra, folën për racizmin lidhur me ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre. Por në librin e ri “Brothers And Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry dhe Meghan” është zbuluar emri që ka bërë këtë koment.
Bëhet fjalë për Princin Charles. Sipas Page Six, libri përfshin incidentin në lidhje me Princin Charles duke vënë në dyshim ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të ardhshëm të Princit Harry dhe Markle. Princi Charles u ul për mëngjes dhe i tha gruas së tij, Camilla, “Pyes veten se si do të duken fëmijët?”
Libri gjithashtu flet për arsyen e saktë pse Harry dhe Markle u larguan nga familja. Një burim tha se zgjedhja e Mbretëreshës Elizabeth për të eliminuar një foto të djalit të Princit Harry, Archie çoi në largimin e çiftit. Libri citon një burim që shpjegon se mbretëresha “shikoi mbi tavolinën ku ishin rregulluar fotot që ajo kishte zgjedhur me aq dashuri.
Të gjitha ishin mirë, por një, i tha [mbretëresha] drejtorit. Pastaj ajo tregoi foton e Sussex dhe tha: “Ai, mendoj se nuk kemi nevojë për atë.” Mbretëresha gjithashtu nuk ka komentuar mbi akuzat e bëra. Që nga ky publikim, burimet nuk kanë diskutuar përfshirjen e Princit William dhe Kate Middleton në libër. Brothers And ëWves: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry dhe Meghan do të dalë në treg më 30 nëntor.
/abcnews.al