Situatë pa zgjidhje tek Juridiku, studentët kërkojnë ndërhyrjen e Rektoratit

schedule16:28 - 22 Janar, 2019

schedule 16:28 - 22 Janar, 2019

Ndërkohë që ne disa fakultete ka nisur mësimi tek Fakulteti i Drejtësisë situata ndodhet pa zgjidhje. Studentët të ndarë në grupe pro dhe kundër bojkotit të leksioneve dhe seminareve nuk lëvizin në qëndrimet e tyre. I pafuqishëm për ta zgjidhur këtë situatë duket dhe dekani i Drejtesisë Artan Hoxha ndërkohë që studentët pro mësimit kanë kërkuar ndërhyrjen e Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Dyert e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë vijojnë të jenë të mbyllura ndërsa një grup studentësh qëndrojnë të ngujuar në mjediset universitare. Në oborr të tjerë studentë presin  të rifillojë mësimin.Situata sipas studentëve nuk po merr zgjidhje as pas takimeve me dekaninArtan Hoxha.

“Dekani tekon ne këtej edhe ata andej. Neve na kërkon që të gjithë studentët të jemi këtu prezentë, ndërkohë që nga ana tjetër dalin vetëm 4 përfaqësues ata që takon gjithmonë. Dhe ajo që kërkojmë na kthehet gjithmonë mbrapsht. Ne nuk po i mbyllim dot lëndët në një sezon normal, jo në një sezon si ky”, -tha një studente.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë i tha “ABC neës” se i ka kërkuar studentëve të lirojnë mjediset, por pa rezultat.  Sipas Dekanit Hoxha  në ngujim ndodhen dhe studentë që nuk i përkasin këtij fakulteti.

“Ju kemi propozuar që të marrin ambiente nga fakulteti ku të sensibilizojnë opinionin por jo të bllokojnë të tërë strukturën e fakultetit. Ata thonë se do konsultohemi sepse nuk jemi të vetëm. Unë përsëri gjej rastin t’u bëj thirrje atyre që të lënë ambientet dhe të akomodohen në një mënyrë të tillë që edhe protesta të vazhdojë edhe sensibilizimi të jetë për kërkesat e studentëve. Ne po diskutojmë që të 3-4 javë semestrin e parë me qëllim që të bëhet i mundur realizimi i programit”.

Përballë kësaj situate studentët të cilët kërkojnë rifillimin e mësimit kanë kërkuar ndërhyrjen e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ministres së Arsimit dhe zëvendëskryeministrit si zbatues i Paktit për Universitetin. Këtë shkresë e kanë dorëzuar në të tre institucionet.Ndërkohë studentët vijojnë bojkotin e mësimit dhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë.

“Mbledhje kemi bërë  gati çdo ditë dhe këmi vendosur që bojkoti të vijojë”, tha një studente. Ndërsa ne fakultetin e Ekonomise dhe Universitetin Politeknik studentet na tregojne se kane nisur mesimin./abcnews.al