Dita e sotme ka qenë e mbushur plot me urime nga personalitete të ndryshme për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim nga ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili po shkëlqen në Premier League me skuadrën e Southampton.
Nëpërmjet një postimi në ‘Insta-story’, sulmuesi ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të veçantë të tyre.
“Gëzuar festën e Flamurit. Gëzuar ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”- Ka shkruar Broja.
/f.a/abcnews.al