Lindsay Lohan është fejuar me të dashurin e saj, Bader Shammas pas dy vitesh lidhje. Ylli i “Means Girls” ndau lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. “Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime.”, shkroi Lohan krahas fotove me të fejuarin.
Lohan dhe Shammas, të cilët për herë të parë ndezën thashethemet për romancë në vitin 2020, e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private gjatë dy viteve të fundit. Lohan ka qenë e fejuar më parë me milionerin rus Egor Tarabasov para se të ndahej në 2016-ën.
/abcnews.al