28 nëntori, Dita e Pavarësisë, ja si Muriqi uron shqiptarët

schedule13:07 - 28 Nëntor, 2021

schedule 13:07 - 28 Nëntor, 2021

28 nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe shumë personalitete kanë uruar shqiptarët për këtë ditë të veçantë.

Sot është 109-të vjetori i Ditës së Flamurit, e cila sigurisht festohet në të gjitha trojet ku ka shqiptarë dhe në Kosovë nuk ka si të ndodhte ndryshme.

Futbollisti Vedat Muriqi nuk ka munguar në listën urimeve për këtë ditë të veçantë dhe në rrjetet sociale ka bërë një postim ku shkruan: “Gëzuar 28 nëntori, Dita e Flamurit”!

Por jo vetëm kaq sepse futbollisti i përfaqësuese së Kosovës urimin e ka bërë edhe në gjuhën turke dhe atë angleze duke vendosur dy flamujt, Flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!