Emri “Victoria’s Secret” lidhet automatikisht në mendjen e njërëzve me imazhe të bukura, vajza të reja bukuroshe të njohura si “ëngjëj” dhe produkte perfetke.
Por pas tyre fshihen shumë sekrete të errëta, në anën e padukshme të shtëpisë së modës që nuk është aq e mahntishme sa përkthehet në mendjen e njerëzve.
Në një podkast të tiltulluar “Ëngjëlli i rënë”, një prej modeleve e cila ka dashur të mbetet anonim flet pas pseudonimit “Sindi”.
Sindi tregon se si binzesmeni i fuqishëm, Jeffrey Epstein përdorte fuqinë e tij në “Victoria’s Secret” për të marrë vajza të mitura në banesën e tij për t’i ngacmuar më pas seksualisht deri në abuzim.
Epstein kishte marrë ligjerisht të drejtën nga shefi i “Victoria’s Secret”, Les Wexner për të patur fuqi të plotë për të bërë dhe kryer çdo veprim të nevojshëm në shtëpinë e modës.
Jeffrey Epstein vrau veten në bur, në vitin 2019, ku ishtë dënuar për shfrytëzim seksual të vajzave, të miturave dhe të rriturve, diçka që ëexner më vonë tha se “nuk e dinte”.
Shumë vajza përfunduan me çrregullime të të ngrënit, ankth dhe depresion.
“Nuk kishte asnjë shkëlqim në jetën e tyre, si ato që publiku pa në pasarelë,” tha Cindy për podcast, duke vënë në dukje se disa modele kishin shkuar aq larg sa të përdornin phentermine në baza ditore, një medikament pa recetë që duket si amfetaminë dhe përdoret për të ulur oreksin.Ndër efektet anësore serioze të ilaçit janë rritja e rrahjeve të zemrës dhe takikardia.
Skandalet dhe shitja e shtëpisë së modës
Nga janri 2019 në janar 2020 “Victoria’s Secret” u përball me një skandal ku ish-presidenti dhe shefi e marketingut të kompanisë, Ed Razak akuzohej për sjellje të papërshtatshme me modelet.
Modele të famshme si Christie Turlington, Amber Valletta, Iskra Lawrence dhe mbi 100 të tjera të famshme në pasarela nënshkruan një letër e cila më pas u publikua nga “New York Times” ku vajzat akuzonin Razak për sjellje të pahijshme e deri te fotot nudo që i detyronte t’i kryenin pa pagesë.
Hetimi e identifikon Razek si autorin kryesor, duke argumentuar se ai inkurajoi një “kulturë të rrënjosur të mizogjinisë, bullizmit dhe ngacmimit seksual”.
Edhe pse ai i i mohoi të gjitha akuzat, “Victoria’s Secret Beauty”, u shit Sycamore Partners, për 525 milionë dollarë në pranverë 2020 .
Sa i përket 83-vjeçarit Wexner, i cili ka qenë në krye të L Brands për gati 50 vjet, ai dha dorëheqjen si CEO, por mbeti president nderi. Sepse disa gjëra, për fat të keq, nuk ndryshojnë kurrë…/abcnews.al