E BUJSHME/ Zgjerohen hetimet te Juventus, përfshihet edhe emri i CR7

schedule12:25 - 27 Nëntor, 2021

schedule 12:25 - 27 Nëntor, 2021

Te Juventus ka nisur një hetim nga Guardia Di Finanza n lidhje me shit-blerjen e lojtarëve.

Në fitimet  kapitale të dyshimta prej 282 milionë euro, është përfshirë edhe blerja e  CR7 në verën e vitit 2018.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos  42 operacione tregu i merkatos  në periudhën 2018-21, brenda të cilave, në bazë të hetimit nga Prokuroria Publike e Torinos (sipas Ansa), do të kishte fitime kapitale të barabarta me rreth 282 milionë euro.

Kontrolle ka edhe për marrëdhëniet ekonomike me Cristiano Ronaldon. Lojtari nuk është nën hetim. Megjithatë, policia mori detyrën e kërkimit të dokumenteve private në lidhje me kontratën dhe pagat e papaguara.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e vrimave në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, siç thamë, 42 me Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Gazzetta dello Sport, kishte dalë në dritë se klubi kishte nxjerrë dokumentacionin që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos.

Investimet pertej buxhetit:

Juventus u krahasua me një “makinë të përmbytur” për shkak të investimeve përtej parashikimeve buxhetore dhe operacioneve të tjera të pasakta, duke përfshirë pagat e tepërta dhe skenari që po hartojnë hetuesit e prokurorisë së Torinos në hetimin që ka çuar dje Guardia di Finanza në kontrollin e ambienteve të kompanisë. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime telefonike. Me sistemin e fitimeve kapitale nga shitja e lojtarëve, Juventus gjeneroi “të ardhura të një natyre thjesht kontabël dhe përfundimisht fiktive”, duke fshehur humbjet operative: 39 milion në vend të 171 milion në 2019, 89 milion në vend të 209 milion në 2000, 209 milion në vend të 240 milionë në 2021. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!