Moderna synon të zhvillojë një dozë përforcuese pas zbulimit të variantit të ri Omicrom. Varianti i ri cilësohet si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Moderna pritet të zhvillojë një vaksinë kandidate për një dozë përforcuese posaçërisht për variantin Omicron”, tha industria farmaceutike e SHBA-së në një deklaratë.
“Doza përforcuese e një vaksine të miratuar është e vetmja strategji e disponueshme aktualisht për të rritur imunitetin në rënie”, theksohet në deklaratë.
/abcnews.al