Në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, ishte i ftuar ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu. Duke u ndalur tek nisma e “Open Ballkan”, Aliu ka theksuar se Kosova është më e dobët dhe nuk mund të pranojë të shtypet.
Sipas Liburn Aliut, Kosova nuk ka çfarë të shesin në Serbi, pasi ata janë më të fortë ekonomikisht. Aliu ka theksuar se fillimisht duhet që Shqipëria të bashkëpunojë me Kosovën që të forcohen ekonomikisht dhe më pas të përballen si të barabartë me Serbinë.
“Na garë nuk jemi të barabartë nga forca që e kemi. Ai që është më i dobët e pëson. Ne do mbesim të shfrytëzuarit dhe të shtypurit. Në këtë situatë në Open Ballkan. Në të gjithat politikat ka qenë shtysë vetëm lidhja e korridoreve me Shqipërinë. Por nëse i krijojmë Serbisë dominim. Porti i Durrësit është situata e re. Do ketë potencial për Shqipërinë dhe Kosovën. Në bashkëveprim do krijojnë faktor karshi të tjerëve dhe mund të jemi më të barabartë. Dhe më pas mund të flasim për barazi. Ata janë më të fortë se ne. Ne nuk kemi çfarë shesim. De të shohim zhvillimin e dy vendeve dhe të flasim për hekurudhën. Nga Nishi i Beogradit drejt Shqipërisë. Kahet zhvillimore jemi dakord. Por duhen valvula nga një kah. Ne na forcojnë të kemi forcim të marrëdhënieve.” /abcnews.al/