Mbi 400 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:52 - 26 Nëntor, 2021

schedule 16:52 - 26 Nëntor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.026, ndërsa janë regjistruar 434 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 421 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 persona të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 214.213, numri i të shëruarve është 198.419, numri i të vdekurve është 7.511, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.283.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!