Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, është në Manchester në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin e Manchester City, Raheem Sterling, sipas Radio Barcelona.
Kjo media pohon se ekzekutivi ka udhëtuar për të ‘testuar’ qytetin për një detyrë në merkaton e dimrit. Lojtari kërkon minuta, por klubi nuk është plotësisht i bindur për largimin e tij nëse mendon se nuk ka një zëvendësues.
Ata pretendojnë se do të kalojë edhe nga “Djajtë e Kuq”. Barcelona do të mendonte gjithashtu të pyeste për situatën e Edinson Cavanit, sulmuesit të United, i cili ka parë sesi ardhja e Cristiano Ronaldos ia ka zvogëluar rëndësinë në skuadër. r.t/abcnews.al