Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 35-vjeçe u hodh së bashku me fëmijën nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve për t’u ardhur në ndihmë, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar momentin kur nëna me fëmijën në Vlorë u hodhën nga kati i pestë i pallatit duke ndërruar jetë. “Ajo është hedhur nga kati i pestë. Ajo ka ardhur aty thjeshtë për të bërë këtë. Ishte bashkë me fëmijën. Kur janë hedhur dëgjova zhurmën dhe dola.
I gjeta përmbys. Ajo kishte shenja jete. Fëmija nuk kishte shenja jete, kishte çarje në fytyrë. U hodhën nga kati i pestë. Ajo ishte 30-32-vjeç, fëmija 2-3 vjeç. E dëgjova dhe dola nuk mund të bëja sehir. Ambulanca u vonua 10 minuta, policia erdhi” tha ai. Ende nuk dihen arsyet që e dërguan 35-vjeçaren drejt këtij vendimi ekstrem. / Abcnews.al