Stefano Pioli dhe AC Milan së bashku deri në vitin 2023 , me një opsion për të zgjatur marrëveshjen e re për një sezon të mëtejshëm.
Palët kanë arritur një marrëveshje në javët e fundit dhe sot në mëngjes marrëveshja u ratifikua zyrtarisht. Trajneri kuqezi nënshkroi kontratën e re në prani të të gjithë drejtuesve të kuqezinjve .
Sipas asaj që ka rrjedhur, Pioli do të marrë 3.5 milionë euro në sezon që me bonuset mund të shkojnë deri në katër. /abcnews.al