Dembele po reziston ndaj rinovimit me Barcelonën, lejon Newcastle ta shohë si mundësi

schedule11:41 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:41 - 26 Nëntor, 2021

Mund të jetë një strategji për të marrë një kontratë më të mirë me Barcelonën, por realiteti është se ka mbetur afërsisht edhe një muaj që ai  të jetë në gjendje të negociojë me klubet e tjera.

Ousmane Dembélé i mban katalanasit  pezull dhe heziton të nënshkruajë kontratën e re që ka qenë në tryezë prej javësh.

Arsyeja nuk është tjetër veçse aspekti ekonomik dhe ai sepse  propozimi i Barçës i shkurton disa shpërblime për humbjet, përveç pagesës së tij sipas ndeshjeve që luan. Një formulë e propozuar nga Alemany për të rikuperuar versionin më të mirë të futbollistit dhe e detyrojnë të kujdeset për veten e tij.

Problemi është se ky propozim nuk i intereson aspak anësorit francez, i cili tashmë ka në tavolinë oferta më të rëndësishme.

Ndonëse më i rëndësishmi është Newcastle, i cili po lufton për të ruajtur kategorinë në Premier League, projekti është më se tërheqës, gjë që shton faktin se ata janë të gatshëm të mbulojnë francezin me ar, e bën mundësinë e nisjes në St. James Park që sulmuesi i Barçës të marrë forcë.

Oferta do të kalonte 15 milion euro në pagë neto për lojtarin plus një shifër tjetër bonus me një kontratë pesë-vjeçare.

Tani mbetet për t’u nëse Barcelona do të jetë e vendosur për të mos e shitur lojtarin në janar dhe të rrezikojë ta humbë atë me parametra zero në verë, apo do t’ia hapë derën në rast se francezi kërkon të largohet në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!